Ramush Haradinaj ka konfirmuar se Besnik Tahiri do të jetë kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për qytetin e Podujevës. Sot AAK ka zyrtarizuar edhe kandidaturën e Daut Haradinaj për kryeqytet.
Se Tahiri do të jetë kandidat i AAK për Podujevë e ka konfirmuar “live” në emisionin Debat Plus, shkruan Reporteri.net.
Moderatori i emisionit, Ermal Panduri tha se Besnik Tahiri po i shkruan dhe po i thotë se do të jetë kandidat për Podujevën .
E këtë e konfirmoi Haradinaj.
“Kam dasht me dhënë një ditë tjetër këtë lajm. është e vërtetë”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.