×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK nuk lëshon pe, thotë se i takon posti i Presidentit

    Reporteri
    22 Tetor 2020 | 8:25

    Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, vlerësojnë se posti i presidentit të vendit i takon, kryetarit të saj, Ramush Haradinaj.


    Nënkryetari i AAK-së, Xhafer Gashi thotë se edhe në bazë të posteve kryesore që ka LDK-ja, presidenti i takon AAK-së.

    Xhaferi i cili udhëheq me komunën e Obiliqit thotë se Haradinaj është kandidati i denjë për këtë post.

    “Zgjedhja e Presidentit, mendoj që i takon Aleancës duke e llogaritur në formulat të cilat janë në bashkëqeverisje, tani për tani e kanë edhe kryeministrin dhe kryeparlamnetarin. Pastaj kandidati i cili pretendohet të jetë president është Ramush Haradainaj dhe unë konsideroj se që është një kandidat i denjë”, ka deklaruar ai për Ekonomia Online.

    Gashi, ka thënë se AAK-ja nuk do të bëjë kompromise sa i përket postit të Presidentit, pasi vlerësojnë se kandidatura e Haradinaj është e arsyeshme.

    “Unë mendoj që në politikë ka kompromise, por mendoj që kërkesa e Aleancës në këtë rast është e arsyeshme që Haradinaj të jetë president”, thotë ai.

    Ndërsa, sa i përket koalicionit qeverisës, ai thekson se po shkon mirë.

    “Unë mendoj që atyre po ju shkon mirë dhe funksionimi i tyre do të jetë afatgjatë dhe tash presim se si do të zhvillohet në të ardhmen”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!