Kryeministri në mandatin teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i doli në mbrojtje Kishës Ortodokse Serbe dhe Marrëveshjes Themeltare me këtë organizatë, marrëveshje kjo e cila ia solli votën e mosbesimit në Kuvend, raporton gazeta online Reporteri.net.
Në mbledhjen e qeverisë malaziase, Abazoviç replikoi me ministrat e tij të cilëve u tha “të mos hedhin terr” në të gjithë Kishën Ortodokse Serbe.
“Njerëzit nuk i besojnë tregimet për Serbinë e Madhe dhe Rusinë perandorake”, tha Abazoviç.
“Nëse do të thoni se Kisha Ortodokse Serbe është eskponente ekstremiste, mosni njerëz. Ka individë të papërgjegjshëm, por mos hidhni terr në të gjithë njerëzit që janë mbështetës të një organizate fetare”, tha Abazoviç.
Marrëveshjen e ashtuquajtur Themeltare Abazoviç tha se është dashur ta nënshkruaj edhe më herët.
Ministri i jashtëm i Malit të Zi, Ranko Krivokapiç i tha Abazoviçit t’i lexojë Rezolutat e Parlamentit Evropian për Kishën Ortodokse Serbe, ku ky institucion quhet përçarësi më i madh etnik në rajon, si dhe origjinuesja e narrativave anti-evropiane dhe pro-ruse.
“Lexojeni se çfarë mendon Parlamenti Evropian për Kishën Orotodokse Serbe në rezolutat që ka miratuar”, i tha Krivokapiç./Reporteri.net/
Maske padaju 🎭 Odlazeći premijer Abazović negira postojanje ruskog imperijalizma! @USAmbMNE @EUAmbME @NATO @VladoBilcik @TPicula @jensstoltenberg @ivanastradner pic.twitter.com/RUuFSOJwJ3
— Miloš Đuričković 🇲🇪 (@milosdj) October 6, 2022