×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Duhet ta bindim komunitetin ndërkombëtar që të jenë me neve kundër Serbisë

    Reporteri
    11 Tetor 2021 | 23:44

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

    Ai tha se duhet të negociojmë me komunitetin ndërkombëtar.

    “Duhet të negociojmë me komunitetin ndërkombëtar. Duhet ta bindim me qene me neve kundër Serbisë“, u shpreh ai në Kanal10.

    Tutje, kryetari i LDK-së theksoi se asnjëherë nuk e ka kundërshtuar dialogun si mjet, por shpeshherë e ka kundërshtuar përmbajtjen.

    “Rendi kushtuetues nuk duhet të cenohet, duhet mbrojtur. Shkëmbimi i territoreve, kauzë qe e kam kundërshtuar gjithmonë. Dialogu duhet të marrë zgjidhje, nuk duhet ti shmangemi dialogut“, tha Abdixhiku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!