Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas përfundimit të numërimit të votave të Diasporës, ka thënë se ata folën qartë në këto zgjedhje, pasi siç thotë ai partia që ai drejton është e para me votat nga jashtë, shkruan Reporteri.net.

Ai ka thënë se ky rezultat është dëshmi e besimit të madh që mërgimtarët kanë ndaj vlerave dhe politikës së përgjegjshme të LDK-së.

Postimi i plotë:

Reklamë

JU FALEMINDERIT MËRGATË!

Ju kujtohet zhurma e madhe para disa muajve rreth mbështetjes për LDK-në nga mërgata? Ja ku jemi sërish, tetë muaj pas, mërgata foli prapë dhe foli qartë!

LDK del e para me votat nga jashtë!

Plot 30,25%, nga gati 30 mijë votues nga jashtë i kanë dhënë mbështetje LDK-së; duke rikonfirmuar edhe një herë se puna e vazhdueshme e lidhja e drejtë që kemi mbysin secilën zhurmë.
Të 8,093 votuesve tanë, ju themi faleminderit! Ky është rezultati me i mirë lokal që LDK merr nga mërgata që mga shpallja e pavarësisë.

Jemi krenar.

Reklamë

Jemi mirënjohës.

Ky rezultat është dëshmi e besimit të madh që mërgimtarët tanë kanë ndaj vlerave, vizionit dhe politikës sonë të përgjegjshme. Ěshtë tregues se besimi mbytë zhurmën, ideali e zhbën propagandën, e Lidhja i qëndron kohës.

Le të vazhdojmë!

/Reporteri.net/

Reklamë