×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku në takim me Ruppersberger, kërkon shndërrimin e Bondsteel në bazë të përhershme ushtarake

    Reporteri
    16 Nëntor 2022 | 23:56

    Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka takuar edhe kongresmenin demokrat, Dutch Ruppersberger.

    Abdixhiku mes tjerash ka thënë se “shndërrimi i bazës amerikane të Bondsteel-it në bazë ushtarake të përhershme ishte temë e përbashkët e diskutimit tonë.”

    Tutje Abdixhiku ka deklaruar se kongresmeni Ruppersberg ka përkushtim të madh për rrugëtimin e Kosovës drejt familjes euroatlantike.

    “Në Kongres u prita dhe nga Kongresmeni Demokrat Dutch Ruppersberger. E urova për rizgjedhjen në mandatin e ri Përvoja e tij disadekadëshe në politikën amerikane është vlerë e jashtëzakonshme. Roli i tij në administratën e tanishme dhe simpatia e përhershme për Republikën e Kosovës është mundësi e madhe për ne. Shndërrimi i bazës amerikane të Bondsteel-it në bazë ushtarake të përhershme ishte temë e përbashkët e diskutimit tonë. Kongresmeni Ruppersberg ka përkushtim të madh për rrugëtimin e Kosovës drejt familjes euroatlantike. Kontributi i tij në këtë drejtim do të jetë jetik për të ardhmen e sigurisë së popullit tonë. Kongresmenin Dutch Rulpersberger e ftova dhe për vizitë në Kosovë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!