×
  • Lajme
  • Lajme / LDK

    Abdixhiku: Në zgjedhjet e ardhshme e keni fare e lehtë, në njërën anë ata që përçajnë dhe në anën tjetër “Rrugën e Re”

    Reporteri
    28 Korrik 2024 | 11:58

    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video nga Peja, ku ka thënë se po e ndërtojnë një palestë sportive.

    “Po, Palestra e 8-të po ndërtohet nga ne në Pejë! Me kapacitet prej 1000 ulëseve, kjo palestër qëndron si simbol i një qyteti me qytetarë që kanë aq shumë pasion për sport! Prandaj dhe qeverisja jonë investon. Sepse ky është fokusi ynë sot. Këtu mbajmë të zënë veten. Gjëra e projekte që bëjnë ndryshim dhe që kanë vërtetë rëndësi!”

    Abdixhiku ka shkruar se në zgjedhjet e ardhshme zgjedhja do të jetë “fare lehtë”. Ai ka thënë se në njërën anë janë ata që përçajnë e në anën tjetër “Rruga e Re”.

    “Në zgjedhjet e ardhshme, zgjedhja do të jetë fare lehtë. Në njërën anë i keni ata që ju mbajnë në moçalim e frustrimit përplot urrejtje, ndarje e përçarje ndaj secilit e ndaj gjithçkaje – e në anën tjetër keni ‘Rrugën e Re’ me plot 5 miliardë euro projekte konkrete në sport, kulturë, arsim, shëndetësi e infrastrukturë; në gjëra që përcaktojnë jetën tuaj e të familjeve tuaja vërtetë! Ne kemi gjetur rrugën! Radha e juaj tani!”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!