Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se kanë nënshkruar marrëveshje parazgjedhore me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK), ) për garimin e përbashkët në një listë zgjedhore, në listën e LDK-së, në zgjedhjet e ardhshme nacionale.
“Sot, në Prishtinë, në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nënshkruam marrëveshje parazgjedhore me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK) për garimin e përbashkët në një listë zgjedhore, në listën e LDK-së, në zgjedhjet e ardhshme nacionale.
Ky bashkëpunim është rikthim në traditën e ndershme dhe të shëndoshë që nëpër dekada kemi pasur, që nga koha e Presidentit Rugova dhe profesor Mark Krasniqi.
Përbashkimi i së djathtës brenda listës së LDK-së, me programin e LDK-së dhe me bindjet tona ideologjike që definojnë vet të ardhmen euroatlantike, është domosdoshmëri kombëtare!
LDK-ja do të vazhdojë angazhimin në përbashkimin e së djathtës me partnerë të tjerë gjatë ditëve, javëve e mujave të ardhshëm!”, shkruan Abdxhiku.
Kujtojmë gjatë javës së kaluar ka dështuar përpjekja e PDK-së për shpërndarjen e Kuvendit. Kjo iniciativë nuk mori përkrahje as nga LDK e as nga AAK. Nga Lidhja Demokratike kërkuan që Kurti fillimisht të dorëhiqet./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.