×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku për ‘Open Balkan’: Njohja para bashkëpunimit pa kufij, Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një mendim e një qëndrim

    Reporteri
    30 Korrik 2021 | 12:43

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se integrimi ekonomik ballkanik ka kuptim vetëm atëherë kur Serbia do ta njohë Kosovën.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Abdixhiku ka thënë se para bashkëpunimit pa kufij, duhet të vijë njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, shkruan Reporteri.net.

    “Integrimi ekonomik ballkanik ka kuptim vetëm atëherë kur paraprihet nga një njohje politike – secili ndaj secilit. Serbia nuk e njeh Kosovën. Prandaj kufijtë marrin edhe më shumë kuptim. Ato bëhen vetvetiu më të fortë. Prandaj dhe si heqim dot as si ‘Mini Schengen’ e as si ‘Open Balkan’. Njohja para bashkëpunimit pa kufij!”, ka shkruar ai.

    Sipas kreut të LDK-së, interferimi në zgjedhjet në Shqipëri nga ana e kryeministrit Kurti ka bërë që rrugët e Kosovës dhe Serbisë të jenë të ndara përballë Serbisë.

    “Qeveria e Kosovës duhet të flasë gjithsesi me Shqipërinë e Qeverinë shqiptare atje. Tensionimi i pakuptimtë i relacioneve tona – kryesisht për shkak të interferimeve të pamatura elektorale në këtë fillimvit nga Kryeministri ynë – ka bërë që për herë të parë në historinë 30-të e sa vjeçare, rrugët tona përballë Serbisë të jenë të ndara. Dhe kjo në vete është fatkeqësi. Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë një mendim e një qëndrim. Kosova duhet të jetë pjesë e bashkëpunimeve rajonale. Por vetëm si palë e barabartë – shtet sovran; e njohur nga të gjithë, njohëse e të gjithëve. Deri atëherë çdo nismë tjetër është e dëmshme për interesat nacionale tona dhe të shqiptarëve në rajon.” , ka thënë Abdixhiku.

    Reagimi i Abdixhikut vjen një ditë pasi në Shkup u mbajt Forumi Ekonomik, ku u diskutua për Mini-Shengenin, ku nga dje quhet ‘Open Balkan”.

    Në këtë forum pjesëmarrës ishin kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë, Zoran Zaev si dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina nuk ishin pjesë e takimit.

    Reagimi i plotë:

    Qëndrimi i kryetarit Abdixhiku dhe LDK-së mbi ‘Open Balkan’ 

    “Integrimi ekonomik ballkanik ka kuptim vetëm atëherë kur paraprihet nga një njohje politike – secili ndaj secilit. Serbia nuk e njeh Kosovën. Prandaj kufijtë marrin edhe më shumë kuptim. Ato bëhen vetvetiu më të fortë. Prandaj dhe si heqim dot as si ‘Mini Schengen’ e as si ‘Open Balkan’.

    Njohja para bashkëpunimit pa kufij!

    Ky është qëndrimi im dhe i LDK-së.

    ‘Open Balkan’ para se të jetë projekt ekonomik është megjithatë projekt politik. Përfitimet ekonomike, bëhen të parëndësishme përballë mohimit politik serb – dhe këtë duhet ta kuptojë secili i përfshirë, sidomos kolegët tanë në Shqipëri.

    Qeveria e Kosovës duhet të flasë gjithsesi me Shqipërinë e Qeverinë shqiptare atje. Tensionimi i pakuptimtë i relacioneve tona – kryesisht për shkak të interferimeve të pamatura elektorale në këtë fillimvit nga Kryeministri ynë – ka bërë që për herë të parë në historinë 30-të e sa vjeçare, rrugët tona përballë Serbisë të jenë të ndara. Dhe kjo në vete është fatkeqësi. Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë një mendim e një qëndrim.

    Kosova duhet të jetë pjesë e bashkëpunimeve rajonale. Por vetëm si palë e barabartë – shtet sovran; e njohur nga të gjithë, njohëse e të gjithëve. Deri atëherë çdo nismë tjetër është e dëmshme për interesat nacionale tona dhe të shqiptarëve në rajon.”  /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!