×
  • Lajme
  • Lajme / Kryetari i LDK-së

    Abdixhiku: Të korruptuarit s’do kenë vend në qeverisjen time, do të vihen para drejtësisë

    Reporteri
    07 Tetor 2024 | 21:59

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdxhiku, ka thënë se të korruptuarit nuk do të kenë vend në qeverisjen e tij. 

    Të gjithë personat e korruptuar sipas tij do të vihen para drejtësisë.

    Duke folur për energjinë, Abdixhiku ka thënë se ai nuk do të mbrojë mafinë e energjetikës e as siç është shprehur ai “Martin Berishajt”.

    Abdixhiku dha premtim publik në në T7 se si kryeministër do t’i mbajë përgjegjës njerëzit e tij përreth, të cilët në rast se korruptohen nuk do t’i mbrojë por do t’i përndjekë krah me drejtësinë.

    Këtë zotim, Abdixhiku e dha duke përmendur disa emra të afërt me pushtetin aktual, të cilët njihen për afera korruptive.

    “Nuk marrë garanca që një njeri nuk korruptohet brenda rrethit tim, por të jeni të garantuar që do ta vendosi para drejtësisë i pari, jo në mbrojtje por në përndjekje para drejtësisë barabartë më sistemin tjerër. Secili njeri që e zhbën mundin tim, bashkëpunëtorëve të mi, gjithë këtë energji e kohë që po japim për rregullim të këtij vendi, për përfitime personale do të përballet me një gjë të tillë për këtë jeni të garantuar. As s’do ta mbrojë Martin Berishaj nesër, as Rdivanin e grurit nesër, as mafinë energjetike të Nagipt nesër qofshin ata njerëzit më të afërt të mi”, u shpreh Abdixhiku.

    Ai po ashtu ka thënë se brenda një mandati do ta ndërtoi termocentralin me gaz.

    Abdixhiku është shprehur se ky central me gaz amerikan do të ndërtohet në Ferizaj.

    “Kjo qeveri ka mundur të ndërtojë një central për katër vjet qeverisje, por nuk e ka bërë. Ne do ta bëjmë brenda mandatit të parë. Central me gaz amerikan me 500 megavat”, ka thënë Abdixhiku.

    I par i LDK-së tha se Serbia e dëshiron Kosovën të izoluar ndërkombëtarisht dhe të dobët ekonomikisht.

    Ai ka vënë theksin te ekonomia, duke thënë se është shumë e rëndësishme për qytetarët e Kosovës, pasi përballen çdo ditë me të.

    Abdixhiku tha se nuk ka akt më patriotik për Kosovën se sa të jemi të fortë ekonomikisht.

    “Nuk ka akt më të madh patriotik për Kosovën sesa të jetë e fortë ekonomikisht. Kur e ke ekonominë e fortë, mirëqenien e qytetarëve, kur ke edukim cilësor për të ardhmen, shëndetësi për njerëzit e tu, atëherë je patriot”.

    “Serbia ka qëllime historike destruktive ndaj popullit shqiptar të Kosovës dhe Kosovës, kjo nuk është çështje. Vuçiqit nuk dallon prej regjimeve paraprake në Serbi. Por, edhe Vuçiqi edhe Serbia kanë një qëllim Kosovën ta mbajnë të izoluar ndërkombëtarisht, e të dobët ekonomikisht”, ka thënë Abdixhiku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!