×
  • Lajme
  • Lajme / Kritika ndaj pushtetit

    Abdullahu, PDK: Kjo Qeveri çdo ditë e më shumë po devalvon si dinari

    Reporteri
    13 Shkurt 2024 | 13:11

    Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu përmes një postimi në Facebook ka kritikuar Qeverinë Kurti, shkruan Reporteri.net.

    “Kjo Qeveri çdo ditë e më shumë po devalvon si dinari”, ka shkruar Abdullahu.

    E me kritika sot e nisi ditën edhe anëtari i PDK-së, Betim Gjoshi, sipas të cilit Banka Qendrore e Kosovës, më së paku është e Kosovës.

    Sipas tij, ajo është shndërruar në një strehë e militantëve të Albin Kurtit, që shërbejnë si kukulla për lojëra politike.

    “Prej fundit të vitit të kaluar dhe gjatë gjithë janarit e deri më tani në shkurt, BQK ka vepruar me urdhra politikë që i shërben agjendës politike të një partisë në pushtet. BQK-ja e çoi flamurin e bardhë dhe e dorëzoi pavarësinë (të rrejshme) pas urdhrit politik të Albin Kurtit”, ka shkruar Gjoshi në Facebook./Reporteri.net/

    Gjoshi, PDK: BQK është strehë e militantëve të Kurtit, vepron me urdhëra politik të pushtetit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!