Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë se kjo javë është e rëndësishme për Kosovën, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në një postim në Facebook, Abott ka shkruar se është i arritshëm një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kjo javë është e rëndësishme për Kosovën. Është i arritshëm një hap i vërtetë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkrun Abott.
Tutje ai thotë se marrëveshja do të sjellë disa përfitime praktike dhe disa politike, dhe se është optimist për këtë marrëveshje.
“Kjo marrëveshje do të sjellë disa përfitime praktike dhe disa politike. Qeveria dëshiron të arrijë një plan kohor realist të zbatimit dhe mirëpres që disa parti opozitare po ofrojnë mbështetje të dobishme. Tani është koha për të marrë prapa një marrëveshje dhe zbatimin e saj për të siguruar një marrëveshje që funksionon për Kosovën. Ne besojmë se po”, ka shkruar Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.