×
  • Lajme
  • Lajme

    Abrashi: Nuk e besoj që në Ministrinë e Infrastrukturës ka ndodhë krimi, çelësi është diku tjetër

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 14:15

    Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka thënë se skandali me vjedhjen e 2 milionëve është proces që ndoshta tejkalon edhe vetëm një njeri, sepse sipas tij janë hapur disa llogari dhe aty është çelësi.


    Përmes një konference për medie, Abrashi tha se MI është palë e dëmtuar, sepse nga ta u vodhën paratë, prandaj nuk beson që ka ndodhur krimi tek ta, shkruan Reporteri.net.

    “Është proces që nuk është në dorë të Ministrisë, cështja e userave dhe certifikimi i userave shkon përmes Thesarit me sa e di unë dhe kalon në trajnime edhe ata janë zyrtarë të cilët punojnë për Ministrinë por i kryejnë shërbime edhe Thesarit edhe Ministrisë. Prandaj është diçka që duhet me u hetu më herët. Ato cka e tha sekretari, është zyrtar certifikues, pa dashtë me shfajësu se jemi këtu me sqaru atë lajmin e sotshëm por edhe me ofru ndihmë me informacione për të gjithë ata që munden me kry hetimet edhe me tregu që sekretari dhe Ministria është e gatshme me ofru sepse ne ndihemi si palë e dëmtuar. I ftojmë të gjithë me hetu rastin, por kemi të bëjmë me një proces që ndoshta i tejkalon edhe vetëm një njeri sepse janë hapë disa user’a dhe mendoj që aty është celësi. Na jemi palë e dëmtume, edhe realisht mjetet janë marrë prej neve edhe nuk e besoj që këtu te na ka ndodhë krimi.”, tha ministri Abrashi.

    Abrashi ka thënë se rastin e kanë raportuar ata.

    Ai ka thënë se sekretari i ministrisë informatën e ka pranuar si dyshim dhe pastaj e ka lajmëruar në Thesar, e kur është vërtetuar e ka dërguar në organet e rendit.

    Abrashi tutje ka shtuar se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me ata që janë duke bërë hetimet.

    “MI është palë e dëmtuar dhe janë dëmtuar taksat e qytetarëve, janë dëmtuar një numër i projekteve që janë me rëndësi. do të bëjmë çmos që këto mjete të kthehen”, ka thënë ai.

    Ndërkaq sekretari i MI-së, Izedin Bytyqi, ka thënë se informatën e ka pranuar më datë 19 tetor. Ai thotë se kjo vjedhja ka ndodhur nga një zyrtar i Ministrisë së Financave, dhe në të njëjtën ditë janë njoftuar.

    “Ajo çka mund të themi është së Ministria e Infrastrukturës e ka zbuluar këtë keqpërdorim dhe e ka raportuar në organet e rendit”, ka thënë ai.

    Bajrami kishte thënë se pas marrjes së informatës për vjedhje, ajo e kishte lajmëruar rastin në Polici.

    “Ashtu siç kam njoftuar edhe më herët ne po i ndërmarrim të gjitha hapat ligjor. Pas 3 minutave që unë jam informuar kam raportuar në polici. Ky është një krim ekonomik, i realizuar përmes një krimi kibernetik. Ka pasur qasje të paautorizuar, janë tejkaluar autorizimet ligjore, dhe është bërë keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe janë thyer passëorde. Nuk është kërkuar për asnjë transaksion nënshkrimi im as i drejtorit të thesarit. E gjitha ka ndodhur përmes një falsifikimi. Ne i kemi njoftuar organet e drejtësisë përfshirë prokurorinë, departamentin për krime kibernetike dhe ekonomike, njësinë për inteligjencën financiare dhe AKI”, ka thënë Bajrami në konferencën që e kishte mbajtur po atë ditë kur u bë publike vjedhja. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!