×
  • Lajme
  • Lajme

    Adriatik Kelmendi infektohet me COVID-19, u njoftua gjatë intervistës live me Enver Hoxhajn

    Reporteri
    25 Shkurt 2021 | 23:10

    Gazetari i njohur, Adriatik Kelmendi, ka treguar se pas testimit për COVID-19 ka rezultuar pozitiv. Ai tha se është mirë me shëndet, shkruan Reporteri.net.


    Ai tha se ka dhimbje të vogla të kokës dhe fytit.

    Se doli pozitiv me coronavirus, Kelmendi u njoftua gjersa ishte live në emisionin që e udhëheq e ku mysafir ishte kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj.

    Postimi i plotë:

    S’ka se si të ndodhte ndryshe. ?

    Sonte, në 2-3 minutat e fundit të Rubikonit më erdhi porosia se – më në fund! – edhe unë dola Covid-19 pozitiv. Pasi që kisha pasur kontakt me persona të infektuar, pardje bëra një test që rezultoi negativ, kurse sot edhe një tjetër – pozitiv.

    E qartë, asnjë ditë të vetme nuk jam karantinuar që nga shpallja e pandemisë, duke punuar çdo ditë dhe duke parë se shumica e njerëzve të kontaktit dilnin pozitivë. Padyshim se i jam përmbajtur protokoleve aq sa kam mundur, kam bërë edhe shumë teste të tjera përgjatë kësaj kohe…

    Me shëndet jam përgjithësisht mirë, përveç një gërrithje të lehtë të fytit dhe pak dhimbje koke.

    Uroj që qeveri-a/të t’i sigurojë sa më shpejtë vaksinat! C’est la vie! ?
    Natën e mirë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!