Gazetari Adriatik Kelmendi ka thënë se është krenar me kolegët gazetarë në Radio Televizionin e Kosovës, të cilët po distanciohen nga shkrimi dhe kronika e djeshme e televizionit, që sulmonte dy media në Kosovë, “Nacionale” dhe “Periskopi”, me pretendimin se kontrollohen dhe financiohen nga Serbia, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në një reagim në Facebook, Kelmendi ka thënë se krenohet që gazetarët po distancohen nga trysnia e parapolitikës për ta shndërruar mediumin në mjet të propagandës.
Tutje ai ka thënë se me kolegë si ta, ka shpresë se gazetaria në Kosovë do të mbijetojë në këtë periudhë të zymtë.
Reagimi:
Çfarë revolucioni estetik po ndodh në RTK.
Krenar me kolegët gazetarë, të cilët po distancohen nga trysnia e parapolitikës për ta shndërruar mediumin publik në mjet të propagandës, linçimit dhe ngulfatjes së fjalës së lirë.
Edhe pse Kosova këtë vit ka rënë për plot 19 vende poshtë listës së mediave të lira, me kolegë si këta rri ndezur shpresa se gazetaria kosovare do ta mbijetojë këtë periudhë të zymtë!
#distancohem
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.