×
  • Lajme
  • Lajme

    Afër 7 mijë raste aktive me coronavirus në Kosovë

    Reporteri
    18 Shkurt 2021 | 8:02

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 65.065 raste nga 274.160 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.553 raste të vdekjes.


    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 311 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56.655 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.857.

    IKSHPK fton qytetarët të respektojnë masat antiCOVID-19.

    Ndryshe, Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke shqiptuar gjoba për qytetarët të cilët nuk janë duke i respektuar masat e marra nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

    Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 375 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!