Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë është 18.910 raste nga 91.098 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 674 raste të vdekjes.
IKSHPK njofton se numri i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.367 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.869.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, një ditë më parë ka thënë që nëse vazhdon rritja e rasteve me COVID-19, do të ketë masa të reja kufizuese.
“Nëse bazohemi në statistika dhe në trendin, se si është ndjekur infeksioni pas muajit korrik dhe gusht, stabilizimi skajshmërisht i mirë që erdhi në fillim të shtatorit. Në analizat e brendshme që ne bëjmë, është një tregues që në disa aspekte, sidomos në kryeqytet rritja e infeksionit e ka tejkaluar 50% pothuajse çdo ditë, sidomos në dy javët e fundit”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.