Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka folur për veturën luksoze “Mercedes Maybach”, për të cilën u raportua edhe ditë më parë.
Bahtiri tha se makina s’është e tij po e djalit të tij i cili është drejtoj i disa kompanive, shkruan Express.
“Atë kerr e ka blerë djali i cili i menaxhon… është drejtor i disa kompanive. Ka pasur dëshirë ta ketë edhe një kerr në Kosovë. Është në emër të tij, e ka paguar nga xhirollogaria e tij”, është shprehur Bahtiri.
Tutje, ai tha se makina është edhe e tij meqë është pronë e djalit të vetë.
“Unë mundem me marrë (kerrin) sepse është i djalit, është edhe i jemi”, shtoi Bahtiri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.