×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Veliu i buzëqeshur para zyrave të LDK- së

    Reporteri
    23 Prill 2020 | 10:07

    Është mbledhur Kryesia e LDK-së ku pritet të vendosin se kush do të jetë kandidat për kryeministër nga partia e tyre.


    Në foto e realizuar nga Reporteri.net shihet se pranë zyrave të LDK-së kanë arritur kreu Isa Mustafa, nënkryetari Agim Veliu, Arben Gashi, Vlora Dumoshi, Arban Abrashi, Besian Mustafa (ministër në detyrë në qeverinë Kurti) e zyrtarë tjerë të partisë, shkruan Reporteri.net.

    Por Veliu shihet më i buzëqeshuri nga të gjithë ndërsa bisedon me bashkë partiakët e tij.

    Kujtojmë se emri i tij është ndër më të përfolurit javët dhe ditët e fundit, kjo pas shkarkimit të tij nga pozita e ministrit të Brendshmën nga kryeministri Albin Kurti, çka bëri që LDK të ngrit mocionin për rrëzimin e qeverisë, çka edhe ndodhi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!