Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka pritur në takim kryetarin e Shoqatës së personave me nevoja të veçanta, Agim Vatovci.
Me këtë rast ministri Veliu ka theksuar se është i interesuar që në Policinë e Kosovës dhe agjencitë tjera vartëse të MPBAP-së, të rris numrin e personave me nevoja të veçanta duke u bazuar në ligjet ne fuqi.
Në anën tjetër Vatovci falënderoi ministrin Veliu për përkrahjen e dhënë deri tani të këtyre personave, duke theksuar se tashmë një numër i konsiderueshëm i këtyre personave është i përfshirë në Policinë e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.