×
  • Lajme
  • Lajme

    Agon Maliqi për Kurtin: Moralizuesi që ua përgjysmoi rrogat prokurorëve e gjyqtarëve, kerkon mos me vra mes veti se gëzohet armiku

    Reporteri
    30 Nëntor 2022 | 23:46
    Agon Maliqi, politolog

    Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, i është drejtuar kryeministrit Kurti, pas postimit skandaloz të këtij të fundit për vrasjen në QKUK.

    Reagimin e Kurtit, Maliqi po e konsideron ironik, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Moralizuesi që ua përgjysmoi rrogat prokurorëve e gjyqtarëve, tha Maliqi, po kërkon mos me pasë vrasje mes njerëzve me pretekstin se gëzohet armiku.

    “Kultura e burrnisë toksike që i ka të shtrira këmbët në çdo pore të shoqërisë dhe në çdo institucion mbetet e verbër ndaj përgjegjësisë që e ka për dehumanizimin e grave dhe misogjininë që po e prodhon këtë varrezë masive. Ndërsa prijësit e dashur moralizues që ua përgjysmojnë rrogat prokurorëve dhe gjykatësve, na kërkojnë mos me u vra mes veti sepse mes tjerash gëzohet armiku”, shkroi Agon Maliqi në Facebook.

    Postimi i tij:

    Në reagimin e tij, kryeministri Kurti, gjeti mënyrën që edhe një rast tragjik si ky i mbrëmjes së të mërkurës, ta lidhte me “armiq”.

    “Dy qytetarë të Kosovës më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë”, shkroi ai. /Reporteri.net/.

    Kurti për vrasjen e 35-vjeçares shtatzënë: Dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!