×
  • Lajme
  • Lajme

    Agron Demi: Veprimet e opozitës janë veç thirrje për kaos, formulë për me e dështu shtetin

    Reporteri
    06 Qershor 2022 | 13:21

    Analisti politik, Agron Demi ka thënë se veprimet e fundit të opozitës në Kosovë nuk janë opozitarizëm.

    Përmes një reagimi në Facebook, Demi ka thënë se skenat e javëve të fundit janë vetëm thirrje për kaos, transmeton Gazeta Online Reporteri.net. I konsideron si formulë për ta dështuar shtetin.

    “Skenat e javëve të fundit, ku deputetë të opozitës i prijnë protestave për Trust, protestave të veteranëve, protestave të sindikatave, nuk janë asgjë tjetër veçse thirrje për kaos”, ka shkruar Demi.

    Statusi i plotë:

    Kjo nuk është opozitarizëm, është sulm i orkestruar kundër institucioneve dhe politikave. Me këso veprimesh, duke promovu shaktërrimin e sistemit pensional, duke rreziku qëndrueshmërine buxhetore, duke rrënu rregullat fiskale, nuk i bëhet opozitarizëm pushtetit, por është formulë për me dështu shtetin.

    Skenat e javëve të fundit, ku deputetë të opozitës i prijnë protestave për Trust, protestave të veteranëve, protestave të sindikatave, nuk janë asgjë tjetër veçse thirrje për kaos.

    Këto skena po mi kujtojnë zhvillimet e para vitit 2008, kur pushteti çdo ditë menaxhonte kriza artificiale të orkestruara nga grupe jashtë institucionale.

    Qëllojani kush ka qënë edhe atëherë në opozitë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!