×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti: Droga s’kishte destinacion Lipjanin, mund të ishte ndaluar edhe në kufi

    Reporteri
    18 Maj 2021 | 23:57

    Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ai i cili është deklaruar lidhur me gjetjen e një sasie të madhe të drogës, rast ky i ndodhur vetëm një ditë më parë, ka thënë se kjo sasi e drogës, nuk kishte destinacion komunën të cilën ai drejton.


    ”Kjo është dukuri e keqe për të gjithë Kosovën, për të gjithë vendin, jo vetëm për Lipjanin. E keqja është se s’është dashur fare të lejohet të hyjë në kufi, sepse kur hyn në kufi, është pak e rëndësishme a është në Prishtinë, a në Lipjan apo ku është”.

    Ahmeti madje tregoi edhe për reagimin e qytetarëve lipjanas pas këtij aksioni.

    ”Shumica e qytetarëve e kanë marrë me batuta. Megjithatë të gjithë janë të vetëdijshëm që ky është një aksion më i gjerë, më i koordinuar siç janë deklaruar tashmë edhe prej DEA-s në SHBA atje e të tjerat në Kosovë”, tha ai në Klan Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!