×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti për therjet me thika në shkolla: Do të kërkojmë përgjegjësi nga udhëheqësit e mësimdhënësit

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 23:32

    Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se pas dy rasteve të njëpasnjëshme, të përdorimit të armëve të ftohta në shkolla të Prishtinës, do të kërkohet përgjegjësi nga udhëheqësit e mësimdhënësit.


    Ai ka treguar se Policia ka arrestuar dorasin dhe presim që organet e rendit ta zbardhin rastin.

    Ahmeti ka thënë se do të kërkojnë përgjegjësi nga udhëheqësit e mësimdhënësit dhe do të kërkojnë angazhimin e pedagogëve shtesë e deri te diskutimet me komunitetin për masat e sigurisë.

    Ahmeti uron që ky të jetë rasti i fundit i tillë dhe uron nxënësve të lënduar shërim të shpejtë.

    Reporteri.net kishte raportuar për therjen e mësues së shkollës “7 Marsi” në Prishtinë

    Postimi i plotë i Ahmetit:

    Sot isha në emergjencë për herë të dytë brenda pak ditësh. Sot një nxënës kishte sulmuar tre të tjerë me thikë brenda hapësirave të Shkollës së Bujqësisë pas një zënke.

    Dy nxënës me plagë të lehta janë liruar, por njëri nxënës kishte pësuar lëndime më të rënda dhe vetëm falë intervenimit të ekipeve të Qendrës së Mjekësisë Urgjente që arritën në vendin e ngjarjes shpejtë, dhe intervenimit të stafit kirurgjik të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës i shpëtoi më të keqes.Gjendja e nxënësit është stabile edhe pse në mjekim intenziv.

    Falënderojmë gjithë stafin mjekësor.Policia ka arrestuar dorasin dhe presim që organet e rendit ta zbardhin rastin. Përtej kësaj, çfarë e shtyn një të mitur ta rrezikoj jetën e një të mituri tjetër?

    Çfarë e shtyn për të rrezikuar vite në burg për vetën e probleme për familjen?

    Çfarë e shtyn një prind ta sulmoj mësuesen duke rrezikuar jetën dhe krejt familjen?

    Do të donim të besojmë që zgjidhja është kontrolli në hyrje të shkollës apo një detektor metali por përpos problemeve ligjore, me të drejtë kemi drojën që kjo nuk e zgjidh problemin

    .Prishtina ka strategjinë për Siguri në Shkollë, por reforma e nevojshme është më e thellë dhe e domosdoshme në krejt Kosovën. Përgjegjësi më e madhe e drejtorëve, angazhim më i madh i mësimdhënësve, pedagogë e psikologë që përcjellin individualisht nxënësit në zhvillimin e tyre dhe i paralajmërojnë zënkat e tilla e deri te angazhimi i komunitetit me policinë nëpër lagje.

    Ne do të kërkojmë përgjegjësi nga udhëheqësit e mësimdhënësit, do të kërkojmë angazhimin e pedagogëve shtesë e deri te diskutimet me komunitetin për masat e sigurisë. Pedagogjia nuk është vetëm ligjërim e notim por zhvillim e monitorim.

    Le të jetë ky rasti i fundit, e nxënësit i urojmë shërim të shpejtë. E kaluar qoftë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!