×
  • Lajme
  • Lajme / Samiti për Ukrainën

    “Ai moment do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës”, Osmani tregon nëse do të kërkojë njohjen e Kosovës nga Zelensky

    Reporteri
    28 Shkurt 2024 | 11:23

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka arritur në Tiranë për të marrë pjesë në takimin e Nivelit të Lartë “Ukrainë – Europa Juglindore”, shkruan Reporteri.net.

    E para e vendit tha se ndodhet këtu për të mbështetur Ukrainën.

    Në Samit, presidentja Osmani tha se do të flas për hapat konkret që Kosova po merr në mbështetjen ndaj Ukrainës.

    “Jemi këtu për të dhënë mbështetjen për Ukrainën. Në Samit do të flas për hapat konkret që Kosova po i merr në këtë drejtim. Do të jemi këtu deri në fitoren e Ukrainës. Jemi me Ukrainën se vetë kemi qenë viktimë e gjenocidit”, tha Osmani.

    Sa i përket asaj se a do t’i kërkojë Zelenskyt njohjen e Kosovës nga Ukraina, Osmani tha se këto janë çështje biletarale, por që një gjë të tillë e kanë kërkuar gjithmonë, derisa shpreson që një gjë e tillë të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës në luftën me Rusinë.

    “Këto janë çështje bilaterale, gjithnjë e kemi bërë një kërkese të tillë. Ukraina është duke luftuar per lirinë e saj dhe pavarësinë. Ai moment do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës”, shtoi tutje Osmani.

    ga ky samit, parashihet t’i bëhet thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta rrisë fuqishëm mbështetjen për Ukrainën, si dhe të diskutohet ndihma konkrete e shteteve të EJL-së për Ukrainën.

    Prezent në Samit pritet të jetë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ai i Maqedonisë, Stevo Pendarovski e kryeministri kroat Adrej Plenkoviq.

    Pjesë e takimit përmes teknologjisë do të jenë kryeministri grek Kyriakis Mitsotakis dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

    Prezente do të jetë edhe presidentja e Moldavisë, Maia Sandu dhe Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo.

    Në orën 11:00 pritet që liderët të mbërrijnë në pallatin e Kongreseve ku do të zhvillohet më pas Samiti./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!