×
  • Lajme
  • Lajme

    Aida Dërguti: Urime pavarësia heronjve të gjallë që sot ndodhen në Hagë

    Reporteri
    17 Shkurt 2021 | 16:22
    Aida Dërguti

    Anëtarja e Partisë Socialdemokrate, Aida Dërguti, ka uruar 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ish-ushtarja e UÇK-së ka uruar posaçërisht ish-bashkëluftëtaret Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë, shkruan Reporteri.net.


    Ajo nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se heronj të mirë janë veç heronjtë e vdekur.

    Kujtojmë që Dërguti për ishte edhe nënkryetare e Kuvendit nga radhët e VV-së.

    Postimi i plotë:

    Heronj të mirë janë veç heronjtë e vdekur. Urime pavarësia gjithë atyre që kontribuan dhe ishin konsistent në qëndrime, posaçërisht atyre heronjve të gjallë që sot ndodhen në Hagë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!