×
  • Lajme
  • Lajme

    Ajazi akuzon Lladrovcin se po blenë asamblisitë me pazare

    Reporteri
    26 Janar 2022 | 20:54

    Kryetari i “Demokratëve të Drenasit” Driton Ajazi ka akzuaur kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci se po i blenë asamblisitët e partive tjera.

    Sipas Ajazit, Lladrovci nuk e po e ndal avazin e vjetër me blerje të asamblistëve përmes formave tashmë të njohura me pazare.

    “Të dashur qytetarë. Demokratët për Drenasin, reagojnë ndaj veprimeve të kryetarit Ramiz Lladrovci, i cili nuk po e ndal avazin e vjetër me blerje të asamblistëve përmes formave tashmë të njohura me pazare. E çmimin e këtij pazari do ta mësojmë me kohë! Sepse punët e kqija që janë në dëm të qytetarëve ai mund ti kalojë vetëm me njerëz të shitur dhe të shantazhuar!”, ka shkruar Ajazi në reagimin e tij.

    Ky reagim i tij vjen pasi Lladrovci sot njoftoi se asalmbilistja  Majlinda Dvorani nga “Demokratët për Drenasin” ka kaluar në PDK.

    “Përkundër mbështetjes së pakursyer të udhëheqësisë së DD-së, anëtarësisë ndaj grupit prej 8 asambleistëve, asamblistja jonë Majlinda Dvorani, vendosi të tradhëtoj besimin e marrë të qytetarëve të Drenasit për ndryshimin që i duhet aq shumë komunës tonë dhe të rreshtohet nga ana e kryetarit aktual që po vazhdon shkatërrimin e të ardhmes së qytetarëve tanë.

    I bëjë thirrje asamblistes që ta dorëzoj mandatin e fituar në kuadër të DD-së, të cilin e mori për të luftuar të keqen e jo të bashkohet me shkatërruesin”, ka shkruar ai. /Reporteri.net/

    Ramiz Lladrovci ia merr një asambliste Driton Ajazit në Drenas

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!