×
  • Lajme
  • Lajme

    AKB: Rritja e pagës minimale nga 170 në 250 euro do të ketë efekt buxhetor

    Reporteri
    14 Maj 2022 | 13:35

    Aleanca Kosovare e Biznesve (AKB) ka reaguar për mosmiratimin e projektligjit për pagë minimale.

    Përmes një njoftimi nga AKB-ja kanë thënë se mosmiratimi i pagës minimale dje në Kuvendin e Kosovës është lajm i keq, por sipas tyre diskriminimi i qytetarëve edhe më i keq.

    “AKB e vlersonë Ligjin për pagën minimale që favorizon punëtorët e shëndetshëm e të aftë për punë kurse i diskriminon ata të paaftë për punë e së paku katër kategori sociale të cilët disa janë veteran të luftës ,e disa janë të paaftë për çdo lloj pune bile kanë nevojë edhe për personat e dytë e të tretë. Këshilli Ekonomiko Social KES ka propozu pagën minimale 264 euro ,por pa përjashtim të asnjë kategorie sociale,ky ndryshim ka ardhë nga qeveria pa miratim të KES-të”, thuhet në njoftim.

    Sipas AKB-së, rritja e pagës minimale nga 170-250 euro do të ketë efekt buxhetor mbi 180 milion euro qarkullim vjetorë në Kosovë

    “Sipas konventës së ILO-së në Gjenevë të miratuar në vitin 1970 paga minimale propozohet vetëm nga KES ku gërsheton interesat e punëdhënësit, punëmarrësit dhe Qeverisë. Kosova nuk është anëtarë në ILO e as në BE por duhet respektuar konventat dhe direktivat e tyre. Mos miratimi i pagës minimale në Kuvendin e Kosovës dje është lajm i keq, por diskriminimi i qytetarëve përmes këtij ligji është edhe më i keq. Rritja e pagës minimale nga 170-250€ do të ketë efekt buxhetor mbi 180 milion euro qarkullim vjetorë në Kosovë”, thuhet më tej në njoftimin AKB-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!