Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në Nobërgjan të Pejës. Për pasojnë një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar.
Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave. Policia e Kosovës ka njoftuar se shoferi i njërës nga veturat e përfshirë në aksident është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Fsh. Nobërgjan, Pejë 09.07.2025 – 12:55. Një mashkull kosovar ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis dy veturave. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i cili ka qenë në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa drejtuesi i njërës nga njësitë e përfshira në aksident është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.