×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet nga policia

    Aksident i rëndë mes katër veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen tetë persona

    Reporteri
    21 Korrik 2024 | 22:51

    Një aksident i rëndë mes katër veturave ka ndodhur në autostradën ‘Ibrahim Rugova’.

    Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhëndës polici për rajonin e Prizrenit, Daut Hoxha, ku njoftoi se tetë persona janë lënduar.

    “Rreth orës 18:40 në autostraden “Dr. Ibrahim Rugova” km-40 është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime. Të përfshira kanë qenë 4 automjete me targa vendore. Sipas informatave fillestare janë raportuar 8 persona të lënduar”.

    “Rastet të tilla të aksidenteve shpesh po rezultojnë me fatalitet, andaj apelojmë tek drejtuesit e automjeteve të jenë më të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat në trafik. Policia me njësitet e saj po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa rigoroze ndaj kundërvajtësve që shkelin rregullat në trafik’, ka thënë Hoxha. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!