×
  • Lajme
  • Lajme / Policia jep detaje

    Aksident i rëndë në autostradën “Arbën Xhaferi”, vdes një 44-vjeçar, lëndohen katër të tjerë

    Reporteri
    24 Korrik 2024 | 16:31

    Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Autostradën “Arbën Xhaferi”, mes një kombi në lëvizje dhe një tjetri të ndalur në shiritin emergjent.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka bërë me dije se personi që ka mbetur i vdekur është një 44-vjeçar.

    “Rreth orës 14:00 në autostradën “Arbën Xhaferi” Lipjan -Ferizaj km-15 është shkaktuar aksident trafiku ku janë pershirë dy automjeteve transportuese (Kombi) njëri në lëvizje, ndersa tjetri i ndalur në shiritin emergjent. Si pasojë e aksidentit dyshohet se një person i gjinisë mashkull rreth 44 vjeqar ka vdekur ne vendin e ngjarjes, ku vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndersa kater persona kanë pësuar lëndime trupore të cilet janë transportuar ne QKUK-Prishtinë per tretman mjekësor. Ekipet relevante policore kanë dal ne vendin e aksidentit, perfshirë edhe ato të hetimeve të cilat po punojnë në identifikimin e shkaqeve të aksidentit dhe rrethanave që e karakterizojnë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori”, ka thënë Hoxha.

    Policia ka apeluar te drejtuesit e automjeteve për kujdes dhe respektim të rregullave të trafikut.

    “Humbja e jetëve njerëzore si pasojë e pakujdesisë së drejtuesve te automjeteve po behet gjithnje e më shqetsuese, andaj kerkojme nga te gjithe drejtuesit e automjeteve te jenë më vigjilent dhe te respektojne rregullat ne trafikun rrugor. Respektimi i shenjave në trafik dhe pershtatja e shpejtësisë me kushtet në rrugë eshte domosdoshmeri per nje siguri me te madhe rrugore.

    Megjithatë, Policia e Kosovës po ndermerr dhe do te ndermerr ne vazhdimesi masa rigoroze ligjore ndaj te gjithe atyre që bien ndesh me rregullat dhe ligjet e trafikut dhe në një menyre apo tjeter rrezikojnë sigurinë e pjesmartësve në rrugë”, ka thënë Hoxha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!