×
  • Lajme
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    Aksident i rëndë në autostradën ‘Arbër Xhaferi’, vdes një person – Policia jep detaje

    Reporteri
    17 Korrik 2024 | 22:44

    Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku mes tri veturash në Autostradën “Arbën Xhaferi”.

    Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

    “Rreth orës 20:40, Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në Autostradën “Arbën Xhaferi. Njoftimit i janë përgjigjur njësitet policore, të cilat nga vendi i ngjarjes (autostradë, kilometri i parë, drejtimi Prishtinë-Lipijan), raportojnë se në aksident janë përfshirë tri vetura. Dyshohet që si pasojë e aksidentit, sipas ekipit mjekësor, një person ka humbur jetën. Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet e patrullës së autostradës dhe ata të hetimeve të cilët janë duke kryer shikimin dhe procedurat e parapara për vend-ngjarje”, ka deklaruar Krasniqi.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!