×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë në Prishtinë, mbesin të lënduar nëntë persona

    Reporteri
    11 Nëntor 2019 | 11:09

    Një aksident trafiku ka ndodhur në mesditën e djeshme në fshatin Vranidoll të Prishtinës ku nëntë persona kanë pësuar lëndime trupore.


    Përmes njoftimit 24-orësh Policia e Kosovës ka bërë të ditur se personat e lënduar janë duke marrë ndihmë mjekësore në QKUK.

    “Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj K/Shqiptarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar nëntë (9) persona të cilët janë dërguar në QKUK dhe janë duke u trajtuar”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!