×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë në Prishtinë, shtylla anësore e rrugës depërton në mes të veturës

    Reporteri
    18 Maj 2021 | 23:19

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 22:30, në Prishtinë, rrugës për Veternik.


    Lidhur me këtë aksident, janë publikuar disa fotografi nga vendi i ngjarjes.

    Gjithashtu shihet se mbrojtëset anësore të rrugës kanë depërtuar brenda makinës.

    Në një përgjigje për Gazetën Online “Reporteri.net”, zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se një person ka pësuar lëndime si pasojë e këtij aksidenti, i cili më pas është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

    “Sot rreth orës 22:30 në rrugën që qon për në Veternik, ka ndodhë një vetaksident trafiku. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, tha Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!