Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të premten në Prizren.
Policia njofton se një person derisa ishte duke lëvizur me motoçikletën e tij, ka goditur një automjet.
“Rr. Nexhat Fanaj, Prizren 04.10.2024-09:20. I dyshuari mashkull kosovar, deri sa ishte duke lëvizur me motoçikletën e tij, duke mos e përshtatur shpejtësinë, e godet një automjet pastaj kalon jashtë rrugës dhe godet një shtyllë të hekurt elektrike”, thuhet në njoftim.
Policia ka shtuar tutje se i njëjti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.