×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i tmerrshëm në Zvicër, vdes në vend një kosovar

    Reporteri
    22 Qershor 2019 | 15:43

    Një shtetas i Kosovës, 46 vjeçar, me banim në Kantonin St. Gallen, ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur sot para orës 8, shkruan smopo.ch.


    Kosovari ka qenë duke e ngarë makinën tatëpjetë rrugës Tigelbergstrasse në drejtim të fshatit Berneck, kur, për shkaqe të panjohura, ka dalë nga rruga duke e goditur dhe depërtuar një rrethojë, transmeton albinfo.ch.

    Pas kësaj, makina duket të jetë përplasur disa herë në bregun e rrëpishëm ku ka rënë pas kalimit të rrethojës.

    Në fund, shoferi është katapultuar nga makina para se ajo të ndalej përfundimisht.
    Mjeku i urgjencës dhe ekipi shpëtimtar i ardhur ndërkohë, kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen e kosovarit.

    Incizimi i vendit të ngjarjes, për shkak të terrenit të vështirë, paraqitet i ndërlikuar dhe pritet të marrë një kohë të konsiderueshme, thonë në polici.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!