Një aksident trafiku mes dy automjetesh ka ndodhur sot në fshatin Lloshkobare në Ferizaj, ku si pasojë janë lënduar dy persona.
Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Ju njoftojmë se më datë 18.04.2025, rreth orës 12:43, në fshatin Lloshkobare, Komuna e Ferizajt, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy automjete me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, autoambulanca dhe zjarrfikësit, të cilët kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas procedurave ligjore”, ka thënë Veseli./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.