×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident mes një kamioni dhe një Pick Up-i në Shtime, një person dërgohet në Emergjencë

    Reporteri
    18 Nëntor 2021 | 15:37

    Një aksident trafiku mes një kamioni dhe një automjeti Pick Up ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Shtime – Suharekë, përkatësisht në fshatin Caralevë.

    Zëdhënësi i Policisë Shaban Osmanollaj ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se përveç dëmeve materiale, një person është i lënduar.

    “Me rastin po merren njësiti i trafikut rajonal në Prizren”, ka thënë Osmanollaj. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!