×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në Drenas, lëndohen dy person

    Reporteri
    20 Shkurt 2021 | 10:29

    Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti komunikacioni, që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Drenas – Komoran.


    Ngjarjen e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Rreth orës 07:00, në rrugën Gllogovc – Komoran (Fsh. Zabel i ulët), ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal’, ka thënë Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!