×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në rrugën Graqanicë-Llapnasellë, dy persona dërgohen në spital

    Reporteri
    03 Maj 2021 | 17:11

    Sot rreth orës 16:30 në rrugën Graqanicë-Llapnasellë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë të përfshira dy automjete.


    Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.

    Tutje, Ahmeti bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, kurse me rastin po merret njësiti i trafikut.

    “Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!