×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në rrugën Podujevë-Prishtinë, bëhet për spital drejtuesi i motoçikletës

    Reporteri
    04 Maj 2021 | 21:21

    Sonte rreth orës 20:00 në rrugën Podujevë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete.


    Lajmin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Ahmeti tha se lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, i cili më pas është dërguar në spital për tretman mjekësor.

    “Rreth orës 20:00 në rrugën Podujevë-Prishtinë ,ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasoj e aksidentit  lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!