×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidentet në Ballkanin Perëndimor, raporti nxjerr Kosovën me më së paku vdekje për 1 milion banor

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 16:37

    Siguria në trafikun rrugor vazhdon të mbetet sfidë jo vetëm për Republikën e Kosovës, por edhe për shumë shtete të Evropës dhe të Botës.


    Sipas raportit “Fatalities for 2020 – Annual Statistics for Western Balkans” në të cilin janë analizuar statistikat e aksidenteve me vendet e Ballkanit Perëndimor i publikuar me datë 20.04.2021, për vdekjet në aksidentet e trafikut rrugor për vitin 2020 dhe krahasimin 2010-2020 për 1 milion banorë, vërehet se vendi ynë (Kosova) krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, ka më së paku vdekje për 1 milion banorë.

    “Meqë aksidentet në trafikun rrugor paraqesin një problem të natyrës multi-disiplinare atëherë edhe përballja me këtë problem kërkon angazhimin e të gjithëve, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të kemi sukses në uljen e mëtutjeshme të numrit të aksidenteve, e në veçanti të atyre me fatalitet.

    Policia e Kosovës do të vazhdoj të angazhohet edhe më tutje në ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e PK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!