×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Aksidenti tragjik te Liqeni i Badovcit, Haradinaj kërkon nga policia të zbardhë rrethanat e rastit

    Reporteri
    06 Tetor 2024 | 11:55

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas rastit tragjik mbrëmë ku një veturë ra në Liqenin e Badovcit, e që si pasojë tre persona kanë mbetur të vdekur, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Haradinaj në një postim në Facebook kërkon nga Policia e Kosovës të zbardhë rrrethanat e rastit.

    “Humbja e jetës së tre qytetarëve në Liqenin e Badovcit është një lajm i trishtë. Kërkojmë që Policia të zbardhë rrethanat e këtij rasti. Ndajmë dhembjen me familjet që humbën të dashurit e tyre. Zoti i forcoftë në këto momente shumë të vështira për ta”, ka shkruar Haradinaj.

    Gazeta Online Reporteri.net raportoi se ekipet e kërkim-shpëtimit kanë kërkuar për më shumë se shtatë orë viktimat të cilat janë gjetur mëngjesin e sotëm.

    Lidhur me rastin u deklarua edhe policia, ku zëdhënësja për Prishtinë, Flora Ahmeti tha se ekipet mjekësore konstatuan vdekjen e viktimave në vendin e ngjarjes.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!