Tea Belegu, vajza e biznesmenit dhe këshilltarit të Ramush Haradinajt, Erolld Belegu, është përfshirë në një aksident trafiku i ndodhur mbrëmë në Rrugën e Kombit, konkretisht në aksin rrugor Milot-Rrëshen.
Tea Belegu dhe e shoqëruar nga një vajzë tjetër H.M ndodheshin në cilësinë e pasagjereve në veturat që drejtoheshin nga L.Z. dhe L.G. Të dyja kanë marrë lëndime trupore dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë, ka njoftuar policia shqiptare.
Vajza e biznesmenit Belegu, përmes Instagramit, ka falënderuar Zotin që ka shpëtuar nga ky aksident. Ajo edhe ka ndarë me ndjekësit e saj lëndimet që ka marrë.
Në këtë aksident janë përfshirë katër vetura.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.