Policia e Kosovës në zonën e Pejës me njësitë policore të Stacionit policor Pejë, së bashku më Njësinë për Reagim të Shpejtë, si dhe tri njësi antikontrabandë – të Doganave të Kosovës, kanë ndërmarrë një operacion kontrolli të koordinuar mirë bazuar në planin operativ të koduar “Auto tregu” në tregun e automjeteve në fshatin Raushiq të komunës së Pejës.
Gjatë kontrollimit të automjeteve në auto-treg kanë arrit që në mesin e shumë automjeteve të identifikojnë 22 (njëzetedy) automjete dhe 1(një) kamion, pronarët e të cilave ju kishin shmangur tarifave të detyrueshme doganore.
Të gjitha automjetet e lartë cekura me përcjellje policore janë dërguar në terminalin doganor Pejë dhe ndaj vozitësve të tyre janë iniciuar procedurat e parapara sipas ligjit./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.