Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në koordinim me Prokurorin e Shtetit është duke zhvilluar një aksion në qytetin e Pejës.
Aksioni është duke u zhvilluar lidhur me mashtrimet për patentë shoferë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Zëvendësministri, Hysen Durmishi ka konfirmuar për disa të arrestuar, por duke mos dhënë më shumë detaje.
Në shkurt të këtij viti, Durimishi kishte denoncuar për keqpërdorime të mëdha në njësitë për patentë-shoferë.
Ai tha kishte deklaruar se ka qindra raste të dyshuara për keqpërdorime dhe qyteti që prin është Peja.
Prokuroria Themelore në Pejë, atë kohë kishin konfirmuar për gazetën online Reporteri.net nisjen e hetimeve për dallaveret me patentë shoferë. /Reporteri.net.
Prokuroria në Pejë nis hetimet pas dyshimeve se shumë patentë shoferë janë marrë me dallavere