×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksion para qeverisë, Kurti tenton t’i marrë plazmat nga duart e gjakosura të Brnabiq

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 15:41

    Sot është zhvilluar  një aksion simbolik para objektit të Qeverisë së Kosovës.


    Para qeverisë janë vendosur disa kukulla në të cilat janë vendosur foto të kryeministrit Albin Kurti dhe kryeministres serbe, Ana Brnabiq.

    Kjo e fundit në fotografi paraqitet duke mbajtur një kuti me plazma keksa në duart e gjakosura, ndërsa kryeministri Kurti duke kërkuar t’ia marrë ato, shkruan Reporteri.net.

    Ky aksion siç mund të kuptohet lidhet me taksën ndaj produkteve serbe, të cilën Kurti ka premtuar se do ta heq dhe vendos reciprocitet.

    Nuk dihet se kur do të ndodhë kjo gjë, pasi SHBA ka kohë që po kërkon heqjen e menjëhershme të taksës, por edhe mos vendosjen e reciprocitetit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!