×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksioni policor në Pallatin e Rinisë, Bordi: Kemi ofruar qasje të plotë, jemi në bashkëpunim me autoritetet

    Reporteri
    07 Tetor 2024 | 13:11

    ‘Pallati i Rinisë’ ka reaguar pas aksionit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës në hapësirat e kësaj ndërmarrjeje, ku janë arrestuar dy persona në dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një komunikatë për media, nga ‘Pallati i Rinisë’ thonë se kanë ofruar dhe do të vazhdojnë të ofrojnë qasje të plotë në Pallat dhe kanë hapur të gjitha të dhënat e tyre sipas kërkesave të autoriteteve.

    Bordi i Drejtorëve ka njoftuar se janë në bashkëpunim të plotë me organet kompetente të drejtësisë.

    Bordi i Drejtorëve të NPL “Pallati i Rinisë” Sh.A. në përgjigje të hetimit të nisur nga njësia e krimeve ekonomike, informojmë opinionin publik se jemi duke bashkëpunuar plotësisht me autoritetet përkatëse. Ne kemi ofruar dhe do të vazhdojmë të ofrojmë qasje të plotë në Pallat, si dhe kemi hapur të gjitha të dhënat tona sipas kërkesave të tyre. Qasja jonë e plotë dhe e hapur ndaj procesit hetimor do të vazhdojë, me qëllim lehtësimin e hetimit dhe ndriçimin e çdo aspekti të rëndësishëm”, thuhet në komunikatë.

    Në anën tjetër, Prokuroria Speciale ka thënë se do të jep detaje të tjera pas përfundimit të aksionit.

    Pas përfundimit të aksionit do të informoheni për detaje tjera”, ka njoftuar Prokuroria.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!