Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë kundër dy zyrtarëve B.N. dhe D.M., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’.
Siç shkruhet në njoftimin për media gjatë periudhës kohore nga muaji shtator 2011 deri në gusht 2018, në vazhdimësi dhe në cilësinë e personave zyrtarë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), më pas Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (AShNA), të pandehurit B.N. dhe D.M e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke i mundësuar OE “TCN” nga Tirana, përfitim të kundërligjshëm.
“Me këto veprime të pandehurit B.N. dhe D.M, kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 422 paragrafi 2 lidhur me nenin 81 dhe 31 të Kodit nr. 04/L-082 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, shkruhet ndër të tjera në njoftim.