×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktakuzë ndaj gjashtë personave për rastin e abuzimit seksual me të miturën nga Drenasi

    Reporteri
    30 Tetor 2019 | 15:37

    Prokuroria ka ngritur aktakuzë për rastin e njohur në opinion si “Drenasi”, që ka të bëjë me abuzimin e të miturës nga kjo komunë nga hetuesi policor si dhe nga profesori i shkollës, që më vonë doli të jetë ngjarje zingjirore.


    Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, ka ngritur aktakuzë, kundër gjashtë të pandehurve me inicialet Sh.Gj., V.V., G.H., F.C., I.R., dhe H.H., për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin”, “Nxitja e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës”, “Shtytja në ndërprerjen e palejuar e shtatzënësisë” dhe “Frikësimi gjatë procedurës penale”, bën të ditur prokuroria.

    Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, ka ngritur aktakuzë, kundër gjashtë të pandehurve me inicialet Sh.Gj., V.V., G.H., F.C., I.R., dhe H.H., për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin”, “Nxitja e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës”, “Shtytja në ndërprerjen e palejuar e shtatzënësisë” dhe “Frikësimi gjatë procedurës penale”.Prokuroria njofton se i pandehuri Sh.Gj., akuzohet për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin”, nga neni 239 paragrafi 1 pika 1.3 të KPRK-së dhe veprën penale “Nxitja e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës”, nga neni 240 të KPRK-së.I pandehuri V.V., akuzohet për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin”, nga neni 239 paragrafi 1 pika 1.3 të KPRK-së dhe “Shtytja në ndërprerjen e palejuar të shtatzënësisë”, nga neni 148 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe lidhur me nenin 32 paragrafi 1 të KPRK-së.
    I pandehuri G.H., akuzohet për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin”, nga neni 239 paragrafi 1 pika 1.3 të KPRK-së dhe “Frikësimi gjatë procedurës penale”, nga neni 395 të KPRK-së.Ndërkaq, të pandehurit F.C., I.R., dhe H.H., akuzohen për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin”, nga neni 239 paragrafi 2 pika 2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Rasti është proceduar në Gjykatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!